leoni

Ministri Gashi priti zyrtarisht zëvendësministren Bakija-Deva

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur zyrtarisht në pranimin e detyrës, zëvendësministren e MKRS-së, Burbuqe Bakija-Deva, me të cilën diskutoi për bashkërendimin dhe detyrat e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen.

Ministri Gashi e uroi zëvendësministren Bakija-Deva për marrjen e detyrës duke i dëshiruar suksese dhe mbarëvajtje në punën e saj në pozitën e re. Ai i shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar dhe për t’u bashkërenduar me qëllim të realizimit të planeve dhe objektivave të MKRS-së.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja Deva e falënderoi ministrin për pritjen dhe për ofrimin e gatishmërisë. Ajo premtoi se do të angazhohet maksimalisht që bashkërisht fushat të cilat i ka në përgjegjësi MKRS-ja të avancohen edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …