Ministri Gashi: Rekomandimet e auditorit për të gjeturat e 2017-të në MKRS janë adresuar të gjitha

Pas raportit të publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilin ka nxjerrë të gjeturat për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministri Kujtim Gashi ka marrë pjesë në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga ky raport. Ndër të gjeturat që janë diskutuar në takim kanë qenë llogaritë bankare të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilat nuk janë të autorizuara nga thesari, kompensimi i punëtorëve profesional dhe atyre ndihmës të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) dhe të MKRS-së për punën në teren përkundër shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë, memorandumet e nënshkruara ndërmjet MKRS-së dhe IAK si dhe mes ministrisë e Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ku janë kryer pagesa në mungesë të dokumentacionit përcjellës, përmbyllja e projekteve, mosidentifikimi i pasurive dhe pronave të ministrisë, mungesa e kodeve buxhetore për institucionet e kulturës, janë disa nga këto të gjetura dhe rekomandime që duhen evituar nga MKRS-ja. Ministri Kujtim Gashi, tha se i pranon vërejtjet me seriozitetin më të madh të mundshëm, duke e vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit si një ndihmesë të jashtëzakonshme për menaxhim më të mirë të ministrisë. Ministri u shpreh se me rekomandimet që ka nxjerrë ZKA-ja neve si ministri na ndihmon shumë që të evitojmë gabimet tona që bëjmë gjatë punës tonë. Ministri i siguroi përfaqësuesit e ZKA-së që do të tregojnë kujdesin dhe angazhimin maksimal për të eliminuar këto të gjetura ashtu që raporti i ardhshëm të jetë i pastër për MKRS-në dhe pikë për pikë do të ndjekin rekomandimet e ZKA-së. “Mbesim të përkushtuar që paranë publike ta menaxhojmë sa më mirë dhe atë ta orientojmë aty ku është më e nevojshme dhe më prioritare, duke u munduar që mos të bëjmë gabime gjatë punës tonë”, është shprehur ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …