Ministri Gashi vizitoi atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, ka vizituar atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi, punimi i të cilit është përzgjedhur nga ana e komisionit për kompozicionin e shtatoreve për tre Liderët e Lidhjes Shqiptare: Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Kjo vizitë nga ana e ministrit Gashi, është bërë pak ditë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit Kompozicion për tre liderët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të kremtimit të Vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe në vitin jubilar të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja mbështet projektin me 20 mijë euro, projekt i cili duhet të përfundojë deri më 27 nëntor 2018. Ndërkaq, Komisioni Ndërministror bashkëfinancion projektin me vlerën financiare prej 150 mijë euro. Ministri Gashi ka parë nga afër punimet për kompozicionet e shtatores së Sylejman Vokshit me ç’rast u nda tepër i kënaqur me punën e skulptorit Muriqi. Me këtë rast ministri Gashi tha: “Jam tepër i lumtur që shoh nga afër punën e mrekullueshme të skulptorit Muriqi. Jam këtu për ta motivuar atë dhe garantuar se MKRS-ja do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe komisionit përkatës deri në përfundimin e këtij projekti me rëndësi për vendin dhe kombin tonë”. Kompozicioni i shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes, pritet të përfundohet në muajin nëntor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …