Ministri Gashi vizitoi Përfaqësuesen e Kosovës në futboll në përgatitjet e tyre për Ligën e Kombeve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, e cila po e përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para udhëtimit për në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova do ta zhvillojnë ndeshjen kundër këtij shteti në kuadër të “Ligës së Kombeve” që po e organizon UEFA. Në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në ora 18:00 në Baku, Kosova po udhëton e plotë dhe e motivuar maksimalisht, e informuan ministrin Gashi shtabi teknik i përfaqësueses. Në këtë vizitë, ministrin e priti trajneri i Përfaqësueses Bernard Challandes dhe përfaqësues të FFK-së. Trajneri Challendes e njoftoi ministrin Gashi se lojtarët janë në gatishmëri të plotë në përballje kundër Azerbajxhanit dhe u shpreh se do të bëjnë maksimumin për të siguruar tri pikë, ndonëse udhëtojnë si mysafirë për në Baku. Nga ana e tij, ministri u premtoi përkrahjen e plotë dhe të pakursyer të tij si ministër dhe të MKRS-së. Ministri tha se qeveria po punon në vazhdimësi që të përmirësojë dhe modernizojë kushtet për sportin në Kosovë ku si prioritet ka futbollin si sportin më të popullarizuar në Kosovë dhe me më masivitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …