Ministri Gashi vizitoi ShKA “Agimi” në Prizren

Ministri Kujtim Gashi ka vizituar përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Agimi” në Prizren, me ç’rast i ka njoftuar për vendimin e marrë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rreth përfshirjes së veprimtarisë së ShKA “Agimi” në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ministri uroi anëtarësinë e gjerë të kësaj shoqërie kulturore dhe të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për shumë dekada në Shoqërinë “Agimi” dhe u zotua që për shkak të veprimtarisë së bujshme që ka dhënë kjo shoqëri kulturore gjatë shtatëdhjetë viteve të kaluara, do të këtë mbështetjen dhe vëmendjen e tij të vazhdueshme si ministër, por edhe të MKRS-së. “Bashkëbiseduam edhe për problemet që ekzistojnë tash e një kohë të gjatë me disa anëtarë të cilët nuk pajtohen me zhvillimet në këtë shoqëri kulturore. U dakorduam që të fillojmë një dialog të ri për ta tejkaluar këtë ndasi dhe për të funksionuar shoqëria si një organizatë kulturore e bashkuar, pa probleme organizative”, u shpreh ministri.  Po ashtu ministri porositi që përmes dialogut dhe takimeve mes tyre t’i lehtësojnë problemet eventuale deri në tejkalimin e keqkuptimeve dhe të vijnë deri tek arritja e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …