Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron në Republikën e Gjermanisë ku po merr pjesë në edicionin e 68-të të Festivalit të Filmit “Berlinale”. Ministri Gashi vizitoi shtandin e QKK-së, të Berlinales, së bashku me kabinetin e tij, ku pati rastin të shoh tregun e filmit kosovar dhe të takojë filmbërës të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria. Ministri Gashi u shpreh i lumtur në prezencën e kinematografisë kosovare në Berlinale dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje edhe më të madhe për filmin kosovar. Gjithashtu, ministri do të ndjek edhe shfaqjen e filmit ,,Kiem Holijanda” nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë, të cilët edhe janë të pranishëm në premierë si Florist e Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha. Po ashtu, në tregun e filmit EFM do të shfaqen dy filmat e mbështetur nga QKK, filmi ,,Martesa” nga Blerta Zeqiri dhe filmi ,,Kthimi” nga Kastriot Abdyli. Ministri Gashi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë qëndrimit të tij në Berlin.