Ministri Gashi:Prizreni bëhet me pishinë olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi , ka marr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në Prizren në Palestrën Sportive “Rexhai Surroi”, që është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Me këtë rast, ministri Gashi tha se “ky është një ndër projektet më të rëndësishme kapitale që e financon MKRS-ja, jo vetëm në Prizren por në gjithë Republikën e Kosovës”. Ministri Gashi po ashtu foli edhe rreth kostos së këtij projekti duke thënë se ka një kosto prej 2 milion e gjysmë euro, “Ajo që është me rëndësi për këtë vit, MKRS ka të planifikuar dhe ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe besoj që sipas planit dinamik të vazhdojmë punimet dhe t’i sigurojmë mjetet tjera, në mënyrë që të vazhdoj ky projekt. Është një projekt që investohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për qytetarët e Prizrenit dhe sportistët e Prizrenit dhe është njëri ndër projektet më të bukur që ka investuar ndonjëherë MKRS”. Përveç tjerash, ministri Gashi tha se ky investim bëhet në kuadër të programit për të rregulluar infrastrukturën sportive në Kosovë dhe se pritet që të realizohet për 36 muaj. Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka falënderoi ministrin Gashi për investimet që po bënë në infrastrukturën sportive në komunën e Prizrenit dhe të rrethinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …