Nikos Dendias: Greqia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën pasi janë përmbushur kriteret e kërkuara

Ministri grek, Dendias, kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu, fitues i zgjedhjeve në Himarë, pavarësisht se akuzohet për blerje votash

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, sërish u kërkon autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim. Ai kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias. Më tej, ministri Nikos Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin në burg. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, theksoi Nikos Dendias.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …