Ministri grek, Nikos Dendias “fshin” hartën e Kosovës në foton e publikuar me Vjosa Osmanin

Ministri grek, Nikos Dendias “fshin” hartën e Kosovës në foton e publikuar me Vjosa Osmanin

Pavarësisht sikur thuhet përparimit të raporteve mes Greqisë dhe Kosovës, ministri i Jashtëm grek, antishqiptari i përbetuar, Nikos Dendias, në njoftimin për takimin me Vjosa Osmanin, nuk e ka shfaqur flamurin e Kosovës. Në një fotografi shihet që është fshirë dhe dy tjera janë realizuar në atë kuadër ku nuk shihet fare flamuri i Kosovës. Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën. Gjatë vizitës në vendin tonë, Dendias përveç me kryetaren, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Ministri i Jashtëm grek Dendias ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Albin Kurtin, ku pos perspektivës evropiane dhe dialogut Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes tyre  ka qenë edhe çështja e energjisë nga Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …