leoni

Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK -së gjeneral Rrahman Rama u pritën në Pentagon

Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK -së gjeneral Rrahman Rama u pritën në Pentagon

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ministri Demolli dhe gjeneral Rama zhvilluan takim në Zyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes ku u pritën nga kolonel James Lampton,  Shef i shtabit për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi. Në takimimin e ministrit Demolli dhe Gjeneral Ramës me kolonelin Lampton e ku ishin të pranishëm edhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivës, gjeneral Timothy Orr dhe Atasheu amerikan i Mbrojtjes i akrediar në Kosovë, kolonel Chad Butts, u diskutuan sfidat e sigurisë, e me theks të vecantë në Ballkanin Përendimor si dhe sfidat e Rublikës së Kosovës në aspektin e sigurisë gjithashtu. Më këtë rast, ministri Demolli e njoftoi kolonelin Lampton mbi hapat që ka ndërmarrë shteti i Kosovës duke aprovuar ligjin i cili ndalon pjesmarrjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke theksuar edhe rezultatet e arritura të gjithë fakrorëve dhe instutucioneve të shtetit në parandalimin e këtij fenomeni i cili ka qenë i shprehur jo vetëm në Kosovë por në përgjiths në rajonin e Ballkanit dhe si rezultat i këtij angazhimi numri i shtetasve të Kosovës i angazhuar në luftëra të huaja është zvogëluar dukshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …