leoni

Ministri, Haki Demolli, komandanti, Rrahman Rama dhe delegacioni i FSK-së bënë homazhe në Gllogjan

Ministri,  Haki Demolli, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës ministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh në memorialin e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të 24 Marsit- ,,Epopeja e Dukagjinit’’. Me këtë raste Ministri Demolli, Komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën ngrohtë edhe në konakun e zotëri Hilmi Haradinaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës, zotëri Daut Haradinaj. Delagacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoj sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri. Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …