Ministri Haki Demolli pret në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Ministri Haki Demolli pret në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Kosovës, zotëri Didier Chabert, të cilit i dëshiroi punë të mbarë dhe mision të suksesshëm në vendin tonë. Ai  e falënderoi edhe  për bashkëpunimin e mirë me Ambasadën e Francës, duke çmuar lart kontributin e kontingjentit të Francës në kuadër të KFOR-it dhe gjithë interesimin dhe angazhimin që ka treguar Franca si njëra ndër  shtetet e  para që njohu pavarësinë e vendit tonë. Ambasadori i Francës në Prishtinë, zotëri Didier Chabert u shpreh jashtëzakonisht i interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen e tij në aktivitetet dhe planet në të ardhmen. Ai tha se ashtu siç e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, si një ndër shtetet e para, ashtu do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në zhvillimin e saj demokratik e të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …