Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, zotëri Piero Cristoforo Sardi, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes i akredituar për Kosovë, kolonel Franco Galletti. Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Sardi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, për fushat e bashkëpunimit, për identifikimin dhe konkretizimin e aktiviteteve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ambasadori, Sardi u shpreh se Italia vazhdon ta shohë Kosovën si faktor stabiliteti në rajon dhe është e interesuar që ta mbështes në rrugën e saj të zhvillimit. Kjo është vizita e parë e ambasadorit, Sardi, në detyrën e re, në vendin tonë.
