leoni

Ministri Haki Demolli priti në takim gjeneralin kroat, Blaz Beret

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti sot në takim një delegacion të ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, të prirë nga Komandanti i Akademisë Ushtarake, gjeneral brigade Blaz Beret. Me këtë rast në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes  dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë si dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe FSK-së, gjithnjë në kuadër të realizimit të aktiviteteve që dalin nga plani i aktiviteteve  në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy ministrive tona. Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe Dyja Forcave të të dyja vendeve është jashtëzakonisht praktik, funksional, i sinqertë tha me këtë rast gjatë bisedës me mysafirët kroat, ministri i ministrisë për FSK, zotëri Haki Demolli. Gjenerali kroat Beretin tha se kemi kënaqësinë që jemi këtu dhe se do të shohim nga afër qendrat tuaja trajnuese, shkollore dhe  gjithë nevojat tuaja, në mënyrë që në të ardhmen të shqyrtojmë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, meqë siç tha Ai ekziston gatishmëri e madhe nga ana e palës kroate. Në këtë  takimin ministrin Demolli e shoqëruan, gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe kolonel Fadil Hadergjonaj, ndërsa nga pala kroate ishin edhe Atasheu ushtarak i Kroacisë i akredituar për Kosovë, kolonel Ivica Mateshiq, nënkolonel Drago Iliq si dhe Nënkolonel Pero Matanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …