leoni

Ministri Haki Demolli priti zëvendës asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s, John Manza

Ministri Haki Demolli priti zëvendës asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s, John Manza

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në një takim zëvendës asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s, z. John Manza, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmann, zëvendës drejtori i ekipit të NALT-it, Dominic Braithwaite dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Fillimisht, ministri i FSK-së, z. Haki Demolli e njoftoi delegacionin e NATO-s, për punën dhe angazhimin e shkëlqyer të NALT-it në MFSK dhe FSK, e gjithashtu edhe për punën dhe koordinimin e shkëlqyer edhe me dy mekanizmat pararendës të tyre, si; NAT dhe NLAT. Nga ana e tij, zëvendës asistenti për Operacione i Sekretarit gjeneral të NATO-s, zoti John Manza përgëzoi ministrin Demolli, për të arriturat si dhe zhvillimin e FSK-së. Ai  konfirmoj se NATO, me vëmendje po përcjell zhvillimin e FSK-së, sektorin e Sigurisë, dhe gjithashtu është duke shqyrtuar letrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku së shpejti do të del me një përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …