Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë sot lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se të gjithë pajtohemi se kontributin më të madh për zhvillim e japin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Janë liruar nga dogana pajisjet e IT-së. Po ndihemi shumë mirë, ky fond për programin start-up dhe shumë shpejt shuma e tij pritet të arrijë deri në 100 milionë. Këtë synojmë ta arrijmë përmes Bankës Botërore e institucioneve tjera financiare”, tha Hamza.
