Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të udhëhequr nga Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers, dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën Patrick Walsh. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë në thellimin e këtij bashkëpunimi për sektorin publik dhe privat, njofton MF përmes një komunikate për media. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi Bordin për zhvillimin e një vizite të tillë që ka mundësuar diskutimin strategjik për bashkëpunimin e Kosovës dhe BERZH-it. Drejtorët e Bordit të BERZH-it, nga ana e tyre, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës së qeverisë ndaj reformave për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Delegacioni i Bordit të Drejtorëve të BERZH-it po qëndron në Kosovë për vizitë dy-ditore, si pjesë e vizitave të rregullta, të cilat Bordi i realizon çdo pesë vite në shtete ku operon kjo bankë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …