Ministri në largim i Financave, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald. Hamza njoftoi McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro-fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës. McDonald shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. “Po ashtu z. McDonald përgëzoj Ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur ti sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …