Ministri Hasani: Kemi krijuar të gjitha kushtet dhe besojmë që 2018-a të jetë vit i investimeve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave. Ministri ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktorë që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Hasani ka theksuar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike. Hasani ka bërë të ditur se kanë rënë dakord në Komisionin Ndërministror që të ketë edhe më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave. Ministri Bajram Hasani ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet. “Vlen të theksohet se edhe sa i përket infrastrukturës rrugore jemi mirë, për shkak se janë ndërtuar autostrada dhe kjo krijon lehtësira edhe për bizneset. Të gjitha këto janë parakushte për të ardhur investitorët e huaj dhe Kosovën ta shohin një treg ideal. Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve”, ka thënë ministri Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …