Ministri Hasani, premtoi 3.5 milion euro investime në Malishevë

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë qëndruar në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha dhe ekzekutivin e Komunës së Malishevës. Vizita kishte karakter pune, ndërsa ministri Hasani, me këtë rast, premtoi se MTI, bazuar në kërkesën e Komunës së Malishevë, do të mbështetë ndërtimin e një zone ekonomike dhe një inkubatori të biznesit në Malishevë, të cilat do të kushtojnë rreth 3.5 milion. “Ne si komunë, kemi nevojë për ndërtimin e një zone ekonomike dhe një inkubatori për biznese, dhe kjo ka qenë kërkesë e jona tani e disa vite, por vetëm këtë vit ka arritur të gjejë përkrahjen e ministrisë, dhe me këtë rast, e falënderoj ministrin Hasani për përkrahjen e dhënë për ndërtimin e kësaj zone ekonomike, si dhe zotohem që komuna do ti kryej të gjitha procedurat e nevojshme, për fillimin e realizimit të këtij projekti me rëndësi për Komunën e Malishevës”, tha në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Malisheva nga sot mund të llogaritë në dy projekte të mëdha kapitale, qo do të mbështetën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku njëra është zona ekonomike, e cila do të kushtoj mbi tre milion euro dhe tjetra është inkubatori i bizneseve, që do të kushtoj rreth 500 mijë euro. Pra Malisheva mund të llogaritë në 3.5 milion euro investime nga MTI. Ne si ministri i kemi dhënë prioritet ndërtimit të zonave ekonomike, pasi përmes kësaj do të ofrohen edhe investitorët e jashtëm dhe të brendshëm”, tha mes tjerash ministri i MTI, Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …