leoni

Ministri Hasani pret në takim përfaqësuesit e EXBS, flasin për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut me mallra strategjike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtuesit e lartë të programit EXBS Joe Baldwin, menaxher i programit EXBS për rajonin e Ballkanit dhe Turqinë dhe shefin e zyrës ISN/ECC Dave Froman, ku temë diskutimi ishte plani i propozuar strategjik për Ballkanin. Ministri Hasani i njoftoi për të arriturat e kësaj ministrie, konkretisht për Departamentin e Kontrollit të Tregut dhe Mallrave Strategjike, duke filluar nga infrastruktura ligjore e deri te nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet fqinje. Hasani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme në asistencë teknike dhe ndihma të drejtpërdrejta financiare. Po ashtu, në këtë takim u vlerësua rritja e numrit të dhënieve të licencave për importin e mallrave me përdorim të dyfishtë. “Për shkak që ky departament ka specifika të veçanta ne kemi mbështetur duke filluar nga rregullimi infrastrukturës ligjore, rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore që të jemi në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri Hasani. Baldwin dhe Froman thanë se përkundër sukseseve të arritura nga ky departament, ne prapë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më tutje dhe ta mbështesin MTI-në për t’i çuar proceset përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …