Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim delegacionin e Odes së Afarizmit te Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Skender Krasniqi.
Ne këtë takim u diskutua për problemet e ndryshme qe ballafaqohen bizneset ne Kosovë dhe problemet me eksportin e tyre jashtë vendit.
Ministri Hasani u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Oden e Afarizmit te Kosovës dhe do t’i mbështesë brenda suazave ligjore. Po ashtu, ministri Hasani tha se do t’u japë prioritet prodhimeve vendore përkatësisht eksportit.