Hekuran Murati

Hekuran Murati paraqiti grafikone sipas të cilave gjatë qeverive paraprake ka pasur kontrabandim të mallrave

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati ka paraqitur grafikone sipas të cilave, gjatë qeverive paraprake ka pasur kontrabandim të madh të mallrave. Ai ka shkruar se sikur të mos lejohej ky kontrabandim, buxheti i Kosovës gjatë periudhës kohore 2008 – 2021, do të arkëtonte miliarda euro. “Malli i kontabanduar nga viti 2008 e këtej, kap vlerën e 7 miliard e 940 milion eurove. Nëse ky mall nuk do të lejohej si kontrabandë, por do të deklarohej i tëri siç bëhet tani, vetëm TVSH-ja e mbledhur do të arrinte në 1.4 miliardë euro. E mos të flasim për tarifat doganore dhe akcizën, që me shumë gjasë një pjesë e madhe e këtij malli mund të ketë qenë mall akcizor” ka shkruar mes tjerash ministri i Financave Hekuran Murati duke shtuar se ky kontrabandim i madh është ndalur me të ardhur në pushtet të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …