Ministri i Financave, Hekuran Murati, e kritikoi Gjykatën Kushtetuese lidhur me pezullimin e vendimit për ndryshimet në Ligjin për tatimin në pronë, i cili parashihte faljen e tatimit deri në 100 euro për qytetarët. Murati e cilësoi vendimin e Kushtetueses si “masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja. Madje, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave…Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese, shkroi Murati, i cili mendon se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë nën direktivat e Albinit dhe Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …