leoni

Ministri, Hekuran Murati po e përfaqëson Kosovën në mbledhjen ministrore për punësim dhe çështje shoqërore të Ballkanit

Ministri, Hekuran Murati po e përfaqëson Kosovën në mbledhjen ministrore për punësim dhe çështje shoqërore të Ballkanit

Ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në mbledhjen ministrore për punësim dhe çështje shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas një komunikate të MFPT-së, në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, temë me rëndësi të lartë për Qeverinë e Kosovës. “Si Qeveria e shtetit më të ri në Evropë, mirëpo edhe shtetit me popullsinë më të re, integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit”, u shpreh ministri Murati në fjalimin e tij gjatë mbledhjes ministrore. Ai po ashtu ndau planin e tij me të pranishmit duke iu referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin e të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …