Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vizituar Doganën e Kosovës. Ai është pritur në takim nga Fahri Gashi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i këtij institucioni me bashkëpunëtorë.
Ministri Hoti edhe gjatë kësaj vizite, ka shprehur përkrahjen për punonjësit e Doganës dhe i ka falënderuar ata për rezultatet e arritura, kjo përkrahje nuk do të mungojë asnjëherë ku bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit të oficerëve doganorë dhe stafit udhëheqës të saj. Ai ka thënë se emërimi i Gashit në krye të Doganës është bërë sipas ligjeve në fuqi.
Ndërsa u.d. i drejtori të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Fahri Gashi, ka theksuar së Dogana do të vazhdojë me performancë të lartë dhe me zbatimin e detyrave të saj. “Dogana gjithmonë ka qenë një organizatë kredibile dhe e aftë për të përmbushur obligimet ligjore”, ka thënë ai.