Ministri Hoti në Luksembug kërkon ndihmën e Bankës Evropiane për Investime

Ministri Hoti në Luksembug kërkon ndihmën e Bankës Evropiane për Investime

Gjatë vizitës se sotme në Luksemburg ministri i Financave, Avdullah Hoti është pritur nga zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime, Dario Scannapieco, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është folur rreth Portfolios që ka Kosova me Bankën Evropiane për Investime, ku me këtë rast ministri Hoti kërkoi mbështetjen edhe më tej të kësaj banke, me theks të veçantë për projektet që janë në kuadër të Klauzolës për Investime që përfshijnë projektet në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në sektorin e shëndetësisë, të ujërave dhe ngrohjes qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …