????????????????????????????????????

Ministri Hoti priti në takim përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Investime Matteo Rivellinin

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim Shefin e  divizionit të Bankës Evropiane për Investime (BEI) për operacionet në Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor Matteo Rivellini, me të cilin diskutoi mbi prioritetet aktuale të Ministrisë së Financave dhe përditësimin mbi nevojat për financim.

Në takim u fol edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, ratifikimin e marrëveshjes për Linjën Hekurudhore dhe fillimin e implementimit si dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

 Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektet që do të vijnë në të ardhmen e afërt, si dhe  për krijimin e ideve se si BEI do të ndihmojë Ministrinë e Financave në mënyrë sa më efikase.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …