Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka vlerësuar se reformat fiskale të ndërmarra gjatë dy viteve të fundit, kanë krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e bizneseve, Gjatë paraqitjes në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë – Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake në Vjenë, ministri Hoti ka thënë se ndryshimi i pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi ynë tatimor të jetë mbështetës për sektorin privat, por në të njëjtën kohë edhe të gjenerojë të ardhura të nevojshme për financimin e projekteve të Qeverisë. Ai përmendi disa veprime të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, si lirimi nga pagesa e TVSH-së për të gjitha manikeritë që përdoren për prodhim, lirimi nga TVSH-ja i pajisjeve të IT-së si dhe shkurtimi i kohës së rimbursimit të TVSH-së. Duke folur për gjendjen ekonomike në vend, ministri Hoti vuri në dukje se Kosova përballet me nivel të ulët të borxhit publik dhe se kjo do të jetë mundësi që në të ardhmen të financohen projekte të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …