Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka qëndruar në Austri, me ç’rast është takuar me homologun e tij austriak, Hans Jorg Schelling si dhe zyrtarë të lartë të këtij shteti. Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se gjatë këtij takimi u fol për Marrëveshjen e Eliminimit të tatimit të dyfishtë me Austrinë, rreth se cilës janë duke u zhvilluar negociatat si dhe për mundësinë e tërheqjes së investitorëve austriak që të investojnë në Kosovë. Gjatë takimit Hoti theksoi se është koha për të intensifikuar bashkëpunimin bilateral financiar mes dy shteteve me theks të veçantë për Marrëveshjen mbi Kredinë e Butë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për progresin e projekteve të cilat tashmë financohen përmes kësaj kredie, të cilat projekte po lehtësojnë jetën e qytetareve të Kosovës nëpër komuna të ndryshme. Në anën tjetër, ministri i Financave të Austrisë Hans Jӧrg Schelling shprehu përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy Ministrive, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …