Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar në Bruksel me shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim, Johannes Hahn. Pas takimit me komisarin Hahn, ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova ka bërë arritje të mëdha për të lëvizur në hapin e ardhshëm drejt BE-së. “Takimi i shkëlqyer me zotëriun Hahn. Ne jemi të gatshëm për të lëvizur në hapin e ardhshëm drejt BE-së”, ka shkruar Hoxhaj.