Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një ligjëratë, të cilën e ka mbajtur në një institut, në Holandë ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë. Ai ka folur edhe për sfidat e sukseset e politikës së jashtme të vendit tonë. Hoxhaj me këtë rast ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, ka folur për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes tjerash ai ka veçuar faktin se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve.
