Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL. Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosovës do t’i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare. Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL. “Unë kam pasur vitin e kaluar shumë vizita nëpër botë vitin e kaluar dhe natyrisht që në vizitat e tilla ne kemi marrë konfirmime se kush mund ta votojë Kosovën qoftë në UNESCO, qoftë në INTERPOL. Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se tashmë ky proces po hyn në fazën përfundimtare të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …