Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni me anë të një postimi i ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në këto ditë feste ka qenë në gatishmëri dhe nivel të lartë të detyrës dhe me orar të zgjatur të punës. “Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar ministri. Hyseni ka thënë se Policia e Kosovës është një organizatë policore profesionale e paanshme, e cila i ofron siguri të gjithëve. “ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike dhe poashtu e mbikëqyrur nga institucione demokratike”, ka shkruar Hyseni në fund të postimit të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …