Me një vonesë disa ditëshe,
institucionet e Kosovës kanë dhënë reagimin e parë ndaj vizitës së krye-gjeneralit
të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Prishtinë. Ministri i Punëve të
Brendshme, Skender Hyseni ka takuar komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi
Miglietta për t’i kërkuar sqarime rreth takimit që ka pasur ai me kreun e armatës
serbe. Siç saktësohet në njoftimin për medie, ministri Hyseni teksa vlerësoi
lart kontributin e KFOR-it në Kosovë, i përcolli komandantit të këtij misioni
shqetësimin e thellë rreth
vizitës së Gjeneralit Dikoviq, me ftesë të KFOR-it. “Vizitat e tilla të
ushtarakëve serbë, të akuzuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut, duke
përfshirë edhe ato serbe, për krime lufte në Kosovë, nuk i kontribuojnë rendit
dhe sigurisë së përgjithshme. Për më tepër, vizitat e tilla mund të
destabilizojnë situatën. Si të tilla, këto vizita janë të papranueshme dhe nuk
duhet të ndodhin”, citohet të ketë thënë ministri, Hyseni. Në vazhdim të
takimit, nënvizohet në kumtesë, bashkëbiseduesit u pajtuan që komunikimi mes
KFOR-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të ardhmen të jetë më
efektiv, në mënyrë që vizitat nga ana e individëve apo ushtarakëve nga Serbia,
të akuzuar për krime lufte në Kosovë të mos ndodhin.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …