Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke thënë se këto institucione apo struktura paralele serbe janë mbyllur nga Policia e Kosovës pas kërkesës së ministrisë që ai drejton. Ai tha se objektet e liruara do të shfrytëzohen për kërkesat e qytetarëve atje e po ashtu për nevojat që ata do t‘i kenë. Tashmë janë mbyllur këto 5 institucione ilegale në veri dhe u bashkohen edhe shtatë të tjerave të cilat janë mbyllur më herët me një veprim të përbashkët të institucioneve të Kosovës”, tha Krasniqi, për RTK. Ato institucione ilegale nuk funksionojnë në Kosovë, sepse kanë vepruar jashtë kornizës ligjore dhe kushtetuese dhe nuk kanë më hapësirë të veprojnë, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …