Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Ramë Likaj vlerëson lart kontributin e mësuesit në shoqëri. Ai ka uruar të gjithë mësuesit për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit për të cilët ka thënë se janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror. “Sot nuk mund të lëmë pa e theksuar kontributin e punonjësve të arsimit që edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme mbajtën shkollat hapur dhe arsimin e trajtuan me prioritet. Janë ata që ndër vite kontribuan për të mbajtur gjallë arsimin shqip dhe shumë prej tyre nuk e kursyen as jetën për lirinë e vendit. Mësuesit e mirë janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror. E ardhmja nis dhe vuloset në bankat e shkollës, prandaj kësaj dite më së miri i shkon thënia e pavdekshme se “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, ka shkruar ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Ramë Likaj. 7 Marsi ka filluar të kremtohet që nga viti 1960-të, kur Shqipëria e udhëhequr nga prijësi isaj Enver Hoxha vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars të vitit 1887.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …