leoni

Ministria e Arsimit

Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi nënshkroi UA për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se ministri, Shyqeri Bytyqi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ ( nr. 10/2018) për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. -Mësimdhënësit të cilët janë në marrëdhënie pune në institucionet e arsimit parauniversitar me gradë kualifikimi baçelor trevjeçar  me 180 kredi (ECTS) që kanë më shumë se 6 vjet përvojë pune në arsim dhe që kanë licencë të mësimdhënësit, e vazhdojnë punën në profesionin e tyre deri në përfundimin e vitit shkollor 2020-2021.

-Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21, shpallen konkurset për të gjithë mësimdhënësit që janë të punësuar në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij UA.

Me hyrjen në fuqi të këtij UA, është shfuqizuar UA Nr. 06/2015 – Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që shpalljen e vendeve të lira të punës ta bëj në harmoni të plotë me UA Nr. 10/2018, të dt. 20 korrik 2018, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …