Nisma hidhërohet nga "tradhtia" që i bëri ministri i arsimit, Shyqiri Bytyçi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i ka bërë thirrje SBAShK-ut që ta ndërpres grevën dhe të fillon procesi mësimor

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i ka bërë thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës. “Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve që zhvillova me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit. Në takimin e sotëm bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, diskutuam rreth vendimit të Qeverisë për një trajtim më të dinjitetshëm të mësimdhënësve në Projektligjin për pagat”, ka shkruar ministri Bytyqi.

Ai ka thënë se kjo është një e arritur e madhe pas një angazhimi të përbashkët në funksion të rritjes së mirëqënies së mësimdhënësve tanë. “Pas kësaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i bën thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës. Gjithashtu, MAShT ju bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin”, ka thënë ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …