Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se sot ka pritur në takim dekanin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas në ShBA, Lemuel W. Watson dhe menaxherin e programit të Qendrës për Edukim Ndërkombëtar, Zhvillim dhe Hulumtim në këtë Universitet, Evan Mickey. Bytyqi ka njoftuar se gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë, bashkëpunimin e deritanishëm me Universitetin e Indianas dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi. “Falënderova udhëheqësit e Universitetit për mundësinë që ua kanë dhënë shumë studentëve dhe profesorëve përmes Programit të Transformimit të Lidershipit, me theks të veçantë profesorëve të Fakultetit të Edukimit, të cilët po dëshmojnë se praktikat të cilat i kanë marrë në Universitetin e Indianas janë praktika bashkëkohore të mësimdhënies”, ka shkruar Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …