Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se në ditën e parë të takimit të shtatë ministror, në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion, që po mbahet në Bruksel, ka prezantuar punën dhe angazhimin e Kosovës në këto fusha.
“Në ditën e parë të takimit të 7-të ministror, në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion, që po mbahet në Bruksel, pata nderin të prezantoj punën, angazhimin dhe objektivat e Kosovës në këto fusha tejet të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Gjatë ditës së sotme, temë kryesore e takimit ka qenë hulumtimi dhe inovacioni, ku dhe kemi diskutuar për prioritetet dhe politikat kryesore të shkencës tonë kombëtare që ndiqen aktualisht, duke përfshirë edhe shkencat shoqërore dhe humane”, ka thënë Bytyqi në një shkrim të tij.