Asnjëherë në sistemin shkollor në Kosovë nuk ka ekzistuar një lëndë edukative shëndetësore. Por, duke marrë si shkas dyshimet për abuzime seksuale, ministri i Arsimit, ka deklaruar se do ta shqyrtojë mundësinë e futjes në shkolla të lëndës “Edukata Shëndetësore”, që ndërlidhet me edukimin seksual. Mirëpo, Argjend Osmani, njohës i çështjeve arsimore, ka deklaruar se kjo nismë është e vonshme. Sipas tij, ministri Bytyqi duhet ta iniciojë një hulumtim të etikës së mësimdhënësve në shkolla dhe trajtimit që ata ua bëjnë nxënësve. Edhe Rinor Qehaja ka thënë se një lëndë e tillë mund të futet kurdo në kurrikulë, por duhet kohë e gjatë për ta kompletuar atë bashkë me tekstet shkollore. Prandaj, diçka e tillë, sipas tij, do të duhej të ndodhte qëmoti. Ministri Bytyqi, ka thënë se po synon ta fuqizojë edhe rolin e prindit në shkollë, në mënyrë që të raportohen të gjitha parregullsitë që mund të ndodhin brenda shkollës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …