Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Në këtë takim u diskutua për prioritetet e ministrisë dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Veliu e njoftoi ambasadorin për të gjitha masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik. Ndërsa, në anën tjetër ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij për punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e kësaj pandemie dhe shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në përkrahjen e institucioneve të vendit dhe ministrisë në veçanti.
