Me kërkesë të koalicionit qeverises AKR lirohet nga detyra ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi thotë KFOR-i po e konsideron Karaqevën si territor të Serbisë

Banorët e fshatit Karaqevë ka disa muaj që kanë shprehur shqetësimet e tyre për prezencën e forcave policore serbe në këtë territor. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës i ka dërguar pyetje parlamentare ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit në lidhje më këtë rast. Ndërsa ministri Gashi në përgjigjen e tij ka thënë se përgjegjësinë për mbikëqyrje të kufijve e ka KFOR-i dhe sipas ministrit KFOR-i e konsideron atë pjesë nën juridiksionin e Serbisë dhe lejon prezencën e policisë serbe atje ndërsa ndalon patrullimin nga Policia e Kosovës.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe e pazgjidhur e që më është trashëguar. Përgjegjësia për mbikëqyrjen e pikave kufitare me Serbinë është ende në mandatin e KFOR-it. KFOR-i mendon se ajo pjesë e Karaqevës është nën juridiksionin serb. Kjo pjesë e kufirit dhe këto fshatra janë pa praninë e Policisë së Kosovës që nga viti 2014. Në këtë territor janë të vendosur disa xhandarmëri serbe”, ka thënë Gashi. Sipas tij, KFOR-i nuk i është përgjigjur kërkesave të ministrave të Punëve të Brendshme për të lejuar hyrjen e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …