leoni

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Sojlu: Numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43.556

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Sojlu: Numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43.556

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Sojlu, ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43 mijë e 556. Nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7 mijë e 930 pasgoditje, ku më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë ndërtesa tregtare kanë pësuar dëme. Derisa vendi po përshpejton përgatitjet për strehimin e të prekurve nga tërmeti, ministri i Brendshëm ka njoftuar gjithashtu se pas tërmetit tragjik, Turqia do ta zgjerojë hetimin e saj ndaj kontraktuesve të ndërtimit që dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë. Suleyman Soylu konstatoi se deri më tani janë identifikuar 564 të dyshuar, 160 persona janë arrestuar, dhe shumë të tjerë janë ende duke u hetuar. Qytetet tona do të ndërtohen në vendet e duhura, fëmijët tanë do të jetojnë në qytete më të forta. Ne e dimë se me çfarë lloj prove po përballemi dhe do të dalim më të fortë nga kjo”, tha ai për transmetuesin shtetëror TRT.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …