Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, në një intervistë për medie, ka komentuar ndikimin e tensionit Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor. Një konflikt i mundshëm në Lindje, do të ndikonte menjëherë në rajonin tonë, sipas ministrit, dhe kjo për disa arsye: “Nuk po themi që jemi të kërcënuar nga një konflikt ushtarak, jemi dhe larg, dhe afër Ukrainës. Një konflikt i mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ka valët e veta. Dhe ne jemi një ndër vendet më pranë gjeografikisht, por dhe më pranë problemeve politike që shumë vend e të Ballkanit Perëndimor kanë, mund të sjellë një cenim të stabilitetit politik dhe ulje të nivelit të sigurisë në rajonin tonë”. Disa deklarata nga qeveria ruse, mes të cilave dhe ajo se në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova, Peleshi i cilësoi si shqetësuese, ndërsa shtoi se duhet marrë seriozisht, tha ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …