Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim zëvendës-mbasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim zëvendës-mbasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka pritur sot në takim zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss, me të cilin kanë biseduar rreth objektivave të kësaj ministrie dhe politikave zhvillimore në bujqësi, si dhe mundësive për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori Ministri Mustafa, ka falënderuar zv.Ambasadorin Voss për mbështetjen e pandërprerë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, sidomos atë në sektorin e bujqësisë. mMinistri Mustafa njoftoi z. ambasadorin Voss edhe për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Nga ana e tij, zv. Ambasadori Voss ka ftuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrahë në formë këshillimi Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren meqë sektori i bujqësisë është një nga sektorët kyq të parkut të ri. Ai gjithashtu informoi Ministrin Mustafa për një projekt të financuar nga Ministria Federale e Ambientit që do të fillojë këtë muaj në Komunën e Kamenicës dhe që ka për qëllim një bujqësi të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …