Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se 1.3 milionë euro do ju ndahen fermerëve për subvencione

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se 1.3 milionë euro do ju ndahen fermerëve për subvencione

Në Komisionin për Bujqësi ka raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rajonal, Faton Peci, ku tha se gjendja në këtë ministri është shumë e rëndë. Ai gjatë këtij raportimi tha se në kuadër të kësaj ministrie kanë hartuar programin dhe ligjet në kuadër të sektorit të bujqësisë. “Kemi hartuar programin e katër viteve dhe planin legjislativ, duke përfshirë këtu strategjitë për pyjet. Gjendja e ministrisë është shumë e rëndë, pa politika të qarta dhe niveli i borxheve dhe keqpërdorimeve vërehet dukshëm.  Mund të themi  që është një nga ministritë me gjendjen më të keqe”, tha Peci. Tutje ai theksoi se diku 4 milionë euro janë marrë për t’u  shfrytëzuar për subvencione dhe që fermerët të  iu dalin në ndihmë. Ndërsa 8.9 milionë euro janë për rimëkëmbje ekonomike dhe 1.3 milionë do ju ndahen fermerëve, por ai shtoi se fatkeqësisht ka parregullsi në pjesëmarrjen e subvencioneve, por çështje që do definohet qartë më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …