Ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Migracionin e Punës dhe Qytetarinë Industriale: “Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari”. Në ceremoninë e hapjes, si mysafir nderi, Murati shpalosi projektet e Ministrisë së Diasporës, dukë vënë theks të veçantë në vendosjen e frymës dhe politikave të bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe mërgatës. “Duke qenë se ka qenë rrugë e gjatë dhe plotë mundime e sakrifica, rruga e shndërrimit nga një emigrant pune në një njeri të suksesshëm, qoftë si njeri i shkencës, kulturës, artit apo biznesit, këta njerëz, ne nuk duhet t’i shohim si një komunitet që duhet ta shfrytëzojmë me përfitim të njëanshëm, siç ka ndodhë deri sot, por duhet ta shndërrojmë në një partner të zhvillimit të vendit”, tha Ministri Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …