Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mëkurën në takim një delegacion të ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët janë duke qëndruar në vizitë në Kosovë për të diskutuar veprimet e Kosovës në zbatimin Planit të përbashkët kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor. Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet ligjore, nisur nga ndryshimi i Kodit të ri Penal si dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, që tashmë parasheh edhe gjykimin në mungesë dhe zgjatjen e hetimit për veprat e tilla, dhe që do të ndihmojnë Kosovën në luftim më efikas të këtyre dukurive. Këto ndryshime ligjore, sipas Tahirit, kanë mundësuar edhe krijimin e Departamentit special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit, që do të trajtojnë lëndët e Prokurorisë Speciale, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ndërsa, delegacioni nga Bashkimi Evropian ka përgëzuar ministrin Tahiri për guximin e treguar në aksionin për kthimin e qytetarëve nga zona e konfliktit, rezultatet e arritura në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …